Ahmet Qeriqi: Sërish në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E diel 2 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Sërish në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E diel 2 gusht, 1998)

Kemi kaluar javën e parë në Grykën e Shpëtimit.

Nga familja ime e gjerë, në Grykë të Krojmirit ndodhemi 22 veta. Hasani me të vetët jeton në një shtëpi përdhese në Lezhë te Adem Karaçica. Arbana për çdo ditë shkon i viziton dhe i jep inxhekcione Valdrinit të vogël, i cili është i sëmurë.

Baba është nisur në drejtim të Shtimes, me zemër të thyer, i brengosur për fatin tonë. Ai në dukje është i pathyeshëm dhe  besimtar i vërtetë në fitore, mirëpo e di se në brendi vuan, meqë as një çast këtu nuk është  i parrezikshëm. Qysh para fillimit të ofensivës në Krojmir kanë ardhur edhe familja e vëllait tim të ndjerë Isufit: bashkëshortja, Meleqe Rexhep Bellanica, bijtë Shpendi e Gazmendi dhe bija i Isufit, Shpresa, të gjithë të rinj, nën 18 vjet. Brengosem edhe për fatin e tyre  dhe nuk jam i sigurt se është më mirë të qëndrojnë edhe ata këtu, apo të shpërngulen ndokund. Ata kanë sajuar një kthinë kasollë afër nesh dhe mbase presin ndonjë këshillë nga unë. Të tre janë të rinj dhe nuk mund të pranohen në radhët e UÇK-së. Megjithatë ata janë në shërbim të shumë punëve që kryejnë bashkëmoshatarët e tyre.

Sipas regjistrimit të fundit të cilin e ka përpiluar Ramadan Rizani së bashku me Vehbi Qeriqin dhe Heset Hamdiun në Grykë të Krojmirit momentalisht ndodhemi këta kryefamiljarë me anëtarë e tyre:

Hasan Qeriqi………9 anëtarë, nga Shtimja, në fillim të luftës  u vendos në Krojmir.

Shpend Qeriqi……….  4 anëtarë, po ashtu ka ardhë nga Shtimja

Ahmet Qeriqi………….6 anëtarë.

Isë Rexhep Qeriqi…. ..12 anëtarë të familjes së ngushtë.

Idriz Rexhep Qeriqi….. 6 anëtarë

Në këto familje jeton aktualisht edhe Ramiz Qeriqi me të ëmën.

Ramadan Elshani ……..3 anëtarë, ka ardhur nga Shtimja.

Salih Rizani …………..8 anëtarë Krojmir.

Bajram Rizani…….. … 3 anëtarë, po kështu nga Krojmiri,

Vehbi Qeriqi…………..9 anëtarë

Imer Qeriqi…………….5 anëtarë,

Hafir Dauti…………….6 anëtarë,

Gani Buja…………….  5 anëtarë, ka ardhur nga Bujani.

Ismet Olluri………. …17 anëtarë,

Sheremet Olluri…… ….2 anëtarë.

Bajram Qeriqi………….5 anëtarë dhe tre miq

Ramadan Rizani………10 anëtarë, Krojmir

Elmi Rizani…………… 8 anëtarë.

Elez Durmishi………… 8 anëtarë.

Ali Durmishi………….  7 anëtarë.

Selim Oruçi…………..   4 anëtarë.

Rrahman Dugolli…….    5 anëtarë nga fshati Pjetërshticë.

Durak Heseti…………..10 anëtarë nga fshati Belinc.

Shaban Gashi………….  3 anëtarë, nga fshati Pjetërshticë. ?

Rrustë Beqir Qeriqi……..5 anëtarë Krojmir.

Azem H. Qeriqi…………7 anëtarë,

Salih S. Qeriqi………….14 anëtarë

Islam S. Qeriqi…………13 anëtarë

Bajram Misini………….. 9 anëtarë

Nazmi Rizani ………….. 6 anëtarë

Jahir Rizani……………..10 anëtarë

Tahir Rizani……………. 9 anëtarë

Selatin Qeriqi…………..  8 anëtarë

Jetë Hasani………………9 anëtarë nga fshati Godanc i Epërm.

Sylë Qeriqi……………..13 anëtarë Krojmir

Maliq Qeriqi……………12 anëtarë

Rrahim Qeriqi…………..14 anëtarë.

Halim Qeriqi……………. 4 anëtarë.

Fadil Olluri…………….. 18 anëtarë.

Shefqet Olluri……………14 anëtarë.

Metë Kadriu…………….. 5 anëtarë.

Gani Dauti………………10 anëtarë.

Heset Hamdiu…………… 5 anëtarë.

Ruzhdi Baliu……………. 5 anëtarë.

Avdi Salihu………………4 anëtarë.

Musë Bungu…………….. 2 anëtarë.

Dalip Kadriu…………….  2 anëtarë

Shefri Zenuni……………. 2 anëtarë.

Shemsi F. Olluri…………. 6 anëtarë.

Nazif Rizani………………12 anëtarë.

Fazli Avdiu………………. 4 anëtarë

Isuf Avdiu…………………4 anëtarë

Në mesin e popullatës tonë janë edhe mjekët e teknikët e mjekësisë:

Naser Bytyqi, Jakup Ismajli, Reshat Gashi, Musë Zborci, Tahir krasniqi,

Banorët e fshatit Dukë e Karaçicë ende jetojnë nëpër shtëpitë e tyre

Nga Shala janë shpërngulur pothuajse të gjithë banorët e fshatit për veç disa familjeve të  lagjes së Karpuzëve, të cilët jetojnë në vendin e quajtur Isë Beg, një rogë historike, në të cilën ka qëndruar për një kohë Isë Boletini me ushtarët e tij në vitin 1910.

Këta janë aktualisht banorët që kanë mbetur në Grykën e Shpëtimit, një javë pas ofensivës. Pritet që numri të fillojë të rritet meqë disa nga ata që janë manipuluar dhe kanë shkuar në fshatra të Rrafshit kanë bërë të ditur se do të kthehen, për shkak se fshatarët nuk i kanë mirëpritur nga frika se mos këta po bëhen shkak për të intervenuar serbët.

Në mbrëmje është kthyer nga rrugëtimi njëjavësh edhe Faruk Gashi, për mungesën e të cilit do të ketë reagime, sepse ende ka shumë që dyshojnë në veprimet e tij. Meqë Azem Syla ende ndodhet në Kleçkë do të bëj përpjekje për ta dërguar atje, në mënyrë që ai vet të merret vesh me të.

Faruku tregon pengesat nëpër të cilat ka kaluar me Nezirin dhe bashkëshorten e tij, Kadrien.

Farukun  e kanë arrestuar ushtarët në Budakovë, meqë edhe atje ka pasur shënime të këqija për të. Më vonë pas shpjegimit të rastit nga Nezir Myrtaj dhe nga Kadrie Gashi e kanë liruar.

Të gjithë kanë rërë për të fjetur, derisa unë në dritën e zbehtë të qiririt po i shënoj këto zhvillime ngjarjesh në fletoren time. Kam vendosur që pavarësisht nga të gjitha rrethanat, deri në rëktimën e fundit të mos i ndahem këtyre shënimeve, të cilat në mos më shumë do të mbesin dëshmi për vuajtjet e martirizimet, dëshmi të cilat në formë të shkruar nga kanë munguar kurdoherë. Duke dëgjuar raportet e gazetarëve, sidomos ata të A. Saraqinit, po krijohet konfuzitet he huti ndër të zhvendosurit.

Po e kam vështirë t`iu shpjegoj njerëzve se ajo raporton prej Prishtinës, Tiranës apo prej Gjermanisë dhe të dhënat që ajo po i alarmon nuk janë të vërteta.

Derisa po bëhem gati t`i përmbyll ngjarjet e ditës, në orën 2 pas mesnatës, një fishkëllimë tmerruese e raketës kaloi mbi Grykë dhe si duket u zbraz në drejtim të Kleçkës.

Fishkëllima të tjera tmerruese po vazhdojnë dhe shumë nga burrat janë zgjuar. Tutje dëgjohen edhe zëra fëmijësh që qajnë.

Nata bëhet edhe më e tmerrshme nga shpërthimet e tilla që dridhin tërë vendin kur godasin, në tokë. Si duket njësitë raketore nga Podi i Gështenjave në Shtime po godasin me raketa tokë-tokë drejt fshatrave të Rrafshnaltës.

Gurgullima magjepëse e lumit ma cyt gjumin edhe pse reflektimet e raketave më shqetësojnë tejmase. E di se ato nuk mund të goditin në kampin tonë, në Grykë, por kudo ku godasin ato shkaktojnë tmerr.

Edhe pse bindjet e mia të thella dialektike nuk lënë vend për paragjykime, në raste të shpërthimeve të tilla instinktivisht lutëm pa zë: O zot shpëtona, o zot ndihmona! o zot mëshirona!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …