Lumnije Aliut i jepet pozita Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka shpallur Lumnije Aliun si fituese të konkursit për pozitën e Ekspertit për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike. Lumnije Aliu, bashkëshortja e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka arritur të sigurojë pozitën në fjalë me një rezultat të shkëlqyer prej 82 pikësh, sipas vlerësimit profesional të Komisionit të Përzgjedhjes. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. “Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmende privat…“, është një nga deklaratat më të famshme të kryeministrit Kurti, kur si opozitar kritikonte nepotizmin në institucionet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …