Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Donika ka interes të jetë në listën e ‘Albin-superstarit’, pasi Vjosa Osmanin e konsideron kryetare “llafe-llafe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e thirrur nga kryetarja, Vjosa Osmani e konsideron si një kamuflim. Sipas Hazirit, Kurti tani nuk kontrollon më datën e zgjedhjeve, dhe Vjosa Osmani është përgjegjëse për caktimin e tyre. Ai gjithashtu ka kritikuar raportet e Ministres Donika Gërvalla me Presidenten Osmani, duke theksuar se Gërvalla ka interes të jetë në listën e Vetëvendosjes dhe se Kurti është “superstari” i saj, ndërsa Osmani është përmendur si një Presidente “llafe-llafe.” Për më tepër, Gërvalla kishte dërguar një letër për përgatitjen e draft-statutit për Asociacionin, e cila nuk ishte konsultuar me Presidenten Osmani, çka ka kontribuuar në përkeqësimin e mëtejmë të  marrëdhënieve mes dy shoqeve  diku të pandara e të guximshme.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe SHBA-në

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve …