Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.Ky reagim vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, Ura mbi lumin Ibër e cila shënon jashtëligjshëm ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë. Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …