Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Ministria e Donika Shvarcit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar pagoi rreth 277 mijë dollarë për lobim në Amerikë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës në gjysmën e dytë të vitit të kaluar i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në Amerikë. Përveç shumës së paguar sipas marrëveshjes për lobim, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt kanë deklaruar edhe shpenzime shtesë. Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, në ato që i kanë deklaruar si takime pune, dhe udhëtime. Pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhet se ata do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara. Gjatë gjashtë muajve të parë të shërbimit si lobuese në SHBA, e kontraktuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Afërdita Rakipi raportoi mbi 12 mijë dollarë shpenzime. Shumë prej tyre janë dreka e darka pune në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …