Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka shprehur shqetësim lidhur me raportet e fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Hykolli theksoi se këto raporte janë një sinjal për nevojën e veprimit të menjëhershëm nga ana e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave pronësore të punëtorëve dhe ruajtjen e një ambienti të shëndetshëm pune. Ai kërkoi që Qeveria të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të adresuar problemet e identifikuara dhe për të siguruar që asetet e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë ngritur me mund të punëtorëve, të mbrohen dhe të menaxhohen në mënyrë të duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …