Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar kundër deklaratave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në lidhje me qëndrimin e QUINT-it ndaj hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai theksoi se ura është e gatshme dhe kërkoi që të realizohet inaugurimi për të mundësuar lëvizjen normale, për çka edhe është ndërtuar, andaj çdo diskutim kundër hapjes së urës është pengesë për normalitetin në Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe diplomatët e QUINT-it, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, kanë shprehur se nuk mund të mbështesin ndonjë ndryshim të statusit aktual të urës për momentin.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …