BDI: Presidenca e Kosovës zbuloi të gjitha gënjeshtrat e vasalëve nga Vlen-i

Bashkimi Demokratik për integrim përshëndet transparencën e Presidencës së Republikës së Kosovës në lidhje me incidentin skandaloz diplomatik ndaj kryetares, Vjosa Osmani.  Komunikata e djeshme e presidencës i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit.  Të gjithë eksponentët e Vlen- kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri, Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi. Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike. Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil. Poshtërimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMROsë, e jo të popullit, nuk do të lejohet.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kryeministri Kurti do të përballet me sfida ose do të rrëzohet, përmes vullnetit të qytetarëve të Kosovës

Kryetari  i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti do të përballet …