Trajtimi i veteranëve nga Albin Kurti është më i keqi që nga paslufta nga të gjithë kryeministrat

Trajtimi i veteranëve nga Qeveria Kurti është më i keqi që nga paslufta nga të gjithë kryeministrat. Kështu thonë, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata përmendin edhe lënien jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, teksa kritikojnë edhe mungesën e komunikimit të Albin Kurtit me OVL-në e UÇK-së. Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Artan Nimani, ka thënë për Ekonomia Onlilne se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është ta rishkruajë historinë e të mos ketë fare veteranë. Ai përmend edhe pajisjen me kartelë të veteranit kryeministrin Kurti, teksa habitet se si është e mundur që mos t’i takojë për katër vite OVL-në e UÇK-së.  “Një gjë më brengos jashtë mase, ai sot mban një kartelë të veteranit të luftës, a është rrejshme apo e vërtetë por nuk e di, ta mbajë një kartelë dhe të mos i takojë për katër vite njëherë shoqatën e dalë nga lufta me të vërtetë është jashtë çdo suaza normale dhe jashtë çdo logjike njerëzore”, ka thënë Nimani, teksa përmend edhe deklaratën e ministrit Hekuran Murati, i cili thoshte se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …