Kryetari Nura ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë prit në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga Charles Fall nga Këshilli i Asamblesë në New York, David M. Carr – Këshilli Bashkiak New York City dhe Dialor Fall. Miqtë amerikanë janë prit në zyrën e kryetarit Nura. Pas takimit, kryetari Nura dhe mysafirët kanë vendosur kurora me lule te busti i Madeleine Albright, dhe më pas kanë shëtitur në sheshin “Adem Jashari”. Kjo është vizita e tyre e parë në Skenderaj, pasi ishin ftuar nga kryetari Nura gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

May be an image of 6 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …