Këshilli Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre. “Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës,” ka theksuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …