Nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin e “Prokurimi dhe menaxhimi i kontratave në Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2023” mësohet se Ministria e Shëndetësisë nuk ia ka dal të siguroj me kohë barna për të cilat pacientët kanë pas nevojë. “Përgatitjet jo të duhura të proceseve të prokurimit nga ana e Ministrisë dhe ankesat e OE-ve në OSHP ishin shkaktarët kryesor që kishin ndikuar në mos realizimin e planit të prokurimit dhe rrjedhimisht edhe nivelin e ulët të shpenzimeve (rreth 50% e buxhetit) si për projekte kapitale ashtu edhe për furnizimet me paisje mjekësore/ barna. Vonesat në lidhjen e kontratave për furnizime me paisje dhe barna ka ndikuar që pacientët të mos jenë të furnizuar me këto shërbime në kohën kur ata kanë nevojë.” – thuhet në mes tjerash në të gjeturat e ZAK-së për “Mangësitë në planifikimin e prokurimit dhe efektet e tyre”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …