leoni

Izet Ibrahimi

Prof.Dr.Izet Ibrahimi: TREPÇA, AMANET QË FLE DHE ZGJOHET ME KOSOVËN 

Kaosi në sektorin minerar i krijuar për më shumë se dy dekada e veçanërisht në Trepçë, ka rezultuar me rrënim total të kapaciteteve metalurgjike dhe degradim të minerave deri në nivelin e një gërmim të pisllëkët të nxjerrjës së metaleve të çmuara. Ndërsa ndërpreja e aktivitetve mirerare si rezultat i grevës së minatrorëve mund të rezultojë me pasoja të mdha në rrafshin politik dhe ekomik në Kosovë dhe më gjerë.
Historiani Dan Snou përmes një vështrim të bërë vite më pare për BBC, lidhur me modelin e shfrytëzimit neokolenial të mineraleve, na rikujtonte se Republika Demokratike e Kongos është ndoshta një nga vendet më të pasura në botë, por kolonializmi, skllavëria dhe korrupsioni e kanë bërë atë një nga vendet më të varfrat. Ai thoshte se klima e biznesit minerar atje “është neveritëse”. Nga ai përshkrim i tij i gjatë, modeli i ekploatimit të mineraleve atje, me gjasonte shumë  me atë në Republikën e Kosovës.  Pra, edhe tek ne, si në Republikën e Kongos në vend të modernizimit, mekanizimit, automatizimit me koncesione dhe përafrimit të skemave tekniko-teknologjike më kërkesat e tregut unik dhe standardeve të BE-së, është zgjedhur modeli i “rrafshimit me zerro” të kapaciteteve metalurgjike dhe gërrmimit të pistë minerar.
 Pra, është e qartë se kjo ka ngjarë! Pasi që biznesi më i madh xehetaro-metalurgjik Trepça ka degradur në nivelin e një gërmimi të mineraleve nga një grusht minatorësh të cilët mezi po arrijnë të sigurojnë ndonjë maune koncetrat, për “boset” e nëntokës. Në rastet e gërrmimit kaq të pistë, qevertië nuk do të duhej të bëhen indiferente! Sepse, Trepça duke qenë me nivel të tillë operimesh dhe e sulmuar politikisht e etnikisht, jo vetëm që zhvillimi i sektorit meatalurgjik e minerar do të jetë në nivele fëmirore, por në të njëjten kohë po rrezikojmë edhe me ndarjen e Republikës së Kosovës.
Qeveria nuk do të duhej të heshtë, në kohën kur, greva e aktuale e minatorëve, dhe nderprerja e aktiviteteve minerare, ka eskaluar deri në kërkesat për mbylljën totale të Trepçës. Një kërkesë e tillë e parashtruar nga politilogut Smjlaj, seç me solli në kujtesë  E. Çershkov-in një nga dijetarët më të informuar te kohës antike, Ai, ndërjerjen e aktivitetve minerare dhe metalurgjike në shekullin e IV-të, në lokalitetin e Soçanicës, (e cila ishte qëndra më te rëndsishme metalurgjike -“procuratorum metallorum”), e Dardanisë, e ndërlidhëte me fillimin e shaktrrimit të Perndorisë Romake. Sipas tij, ndërprerja e këtij aktiviteti nuk bëhej për shkak të harxhimit të bazës minerare por për arsye të gjendjes kaotike të Perandorisë Romake, pra “jo mungesë e metaleve por mungesë e eksploatuesve”. Po ashtu edhe politilogut Smajlaj, tha “se për shkak të  ndërhyrjeve për interesa të ngushta si dhe për shkak të mungesës së dijes, vizionit, e politikave për menaxhim të resurseve- Trepça duhet të mbyllet!”. Pra, ngjajshmëria e Smaljljt dhe Çershkov-it, është konkludimi se kaosi në sektorin minerar është shkaku i ndërprejes së aktvitetve minrare, e ndoshta edhe i rrënimit të “perandorive të korropsionit, e keqmenaxhimit”.
Si dhe pse po ngjan kjo? Kjo nga se Kosova edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, politikëbërjen në sketorim mineraro-metalurgjik ja kishte lënë në dorë një perandorie “ekspertësh” të indoktrinur me ideologjinë “tito-iste”, gjegjësisht “metalostrugraçe”. Zgjedhja e konceptet e tilla vetëshkatrruese nuk është e rastësishme, sepse “boset e bizneseve minerare” përfitimin më të madhë e kanë nga krizat dhe kaosi. Shifne se si pas çdo ndërpreje të aktivitetve minerare, se si po pasurohet “mafia e nëntokës”.
Pyetja që do të duhej të shtrohet në këtë rast është; kur dhe si do të bije kjo perandori “ekspertesh”?
Kaosi, korrupsioni dhe keqmenaxhimi, nuk është si pasojë e mos dijës, eksperiencës, ose dhe e ndonjë defekti të brendshëm të shqiptarëve, por kjo po ndodh për shkak se është në interesin e të fuqishmve, Nëse, i kthemi kujtesës, jo më larg se në vitet e nëtëdhjeta të shekullit të kaluar, Bjeliç këshilltari kyç  për minera i kyekriminelit Millosheviç (siç do të deklaronte), për këshilltar ksihte “kuadrat” e trajnuar në shkollën politike të Kumorovcit. Në momentin kur minatorët kishin refuzuar “masat e dhunshme”, që i kishte sjelluar aso kohe Kuvendi i Serbisë, ai ngjashëm si Ali Shukriu, thoshte “shqiptareve duhet t’i merret edhe buka”. Pra, për fatin e keq të Kosovës pikërisht këta dhe ky mentalitet dominonte edhe në kohën Kushner-it. Ata e shpikën “zjarrin” si arsye për rrënimin e  Metlurgjikut të Zingut dhe shtijën e tij për skrap.
Të njëjten dhe në të njëjten kohë ishin këshilltar të Kushnerit dhe Bjeliçit, kur me ndihmën e të gjeturave të diskutueshme të një komapnie franceze urdhëruan ndaljen e aktivitetve metalurgjike në Metalurgjinë e Plumbit dhe më pas vendosën kufirin mbi lumin Iber. Këta këshilltar të plotikës së vjetër, vazhduan edhe pas ikjës së Kushnerit dhe Bjeliçit duke u ngritur deri në nivelet e menaxhimit më të gjitha pasuritë e Kosovës. Kështu që, konstatimi i Smajlajat se Trepça duhet të mbyllet, për shkak të prirjeve të zakonshme për të ekploatuar ate për interesa të ngushta, si dhe në mungesë të dijes, vizionit, e politikave për menaxhim të resurseve, deri pas dy ose tri gjeneratave të ardhshme; në rend të pare është   i paskët dhe dorëzim para mafisë minerare. Ky dorëzim nuk guxon të ngjaj, ngase kjo do t’i kushtoj Kosovës me ngecje, varfërim dhe prijashtim përfundimtar nga mudësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ose thënë më shkurt me mbytje të shpresës.
 E dyta, Kosova ka eksperiencë ndërë me të ndritëshmet në rajon për eksploatimin dhe valorizimin e metaleve me ngjyrë. Këtë dije e kemi të trasheguar që nga Dardania antike. Burimet e shkruara nga autorët antikë, siç janë Plini, Straboni, Çershkovi, etj. deshmojnë se aktivitet minerare dhe metalurgjike në Dardani kanë vazhduar edhe në kohën e pushtimeve romake, bizantine, osmane, serbe, gjermane, dhe jugosllave. Kjo jo për faktin se këto regjime kanë pasur qasje miqësore ndaj të pushtuarëve-shqiptarëve, por për atë se vendburimet minerare të Trepçës përfaqësonin njërin nga faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të rajonit dhe përgjithësisht të civilizimeve njerëzore. Plini në veprën e tij Naturalis Historiae ndër të tjera shkruan: “… kur erdhën romaket,  burrat mbanin në llërën e sipërme të dorës rrathë ari, që vinin nga Dardania, dhe prandaj quheshin dardane”.
 Ndërsa, Straboni shkruan: “… se në afërsi të Damastionit (në Dardani) gjenden minierat e argjendit.” Këtu janë farkuar edhe monedha prej argjendi (prej vitit 395-320 para Krishtit) me mbishkrim “Dametion” . Sa për rikujtim, edhe para viteve të tetëdhjeta, Trepça ishte gjigant me 22000 të punësuar, që prodhonte; koncentrate të plumbit e zinkut, plumb të rafinuar dhe aliazhe të plumbit, argjend, ar, bismut, zink elektrolit, kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra super-fosfate, akumulatorë, bateri nikel-kadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte llamarine, materiale elektro-kontakti, vagoneta, elektro-lokomotiva për xehetari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehtari e produktet të tjera. Ajo, e tillë çfarë ishte, për RSFJ-në paraqiste më tepër se sistem ekonomik, ngase ajo ishte gjigant ekonomik i përmasave rajonale, duke u radhitur në vendin e 5-të të eksportuesve më të mëdhenjë. Pra, problem nuk është se na mungon eksperienca, por përzgjedhja e modeleve dhe njerëzve të gabuara për menaxhimin e resurseve mirenrare.
E kaluara e afërt na mëson se sa herë është aktualizuar çështja “Trepça” pasojat në rrafshin politik kanë qenë me efekte të mëdha shkatërruese dhe, si gjithmonë, duke krijuar pasoja për rajonin e Ballkanit e më gjerë. Kështu që, me gjithë dhëmbjet dhe humbjet që po pëson Kosova, kjo gjendje kaosi në sektorin minerar dhe përgjithësisht në industrinë metalurgjike, do të duhej të ishte fundi i kësaj “perandorie keqmenaxhimi e korropsioni”, nga se  “Trepça është amanet që fle dhe zgjohet me Kosovën shqiptare” .
Drenas, 02.08.2024

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …