Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Nxjerrja në pazar e privatësisë së ish luftëtarëve të UÇK-së,veprim kriminal i Serbisë!

Nxjerrja në pazar e privatësisë së ish luftëtarëve të UÇK-së, veprim kriminal i Serbisë, veprim i fëlliqtë nga institucionet e Kosovës që i kanë bërë publike listat e veteranëve! Ky është një qëllim dhe veprim i paligjshëm dhe i rrezikshëm i Serbisë, duke i paraqitur në Interpol!

Ky veprim, është një shkelje e rëndë e së drejtës së privatësisë dhe e të drejtës elementare të njeriut për të lëvizur të lirë! Ta urdhërosh Interpolin për të arrestuar mijëra ish-luftëtarë të lirisë dhe Interpoli të zbatoj kërkesën e Serbisë, e cila është vetë një shtet i genocidit dhe i krimeve të katër luftërave të zhvilluara pa provokim nga askush, për të rritur Serbin mbi territoret e të tjerëve!

Kjo është një realizim i asaj që thoshte Milloshi: “ku ka serb është Serbi”, ose këtë që thotë Vuçiçi: “Serpski Svet” si Putin “Ruski Svet”! Nëse kjo kërkesë nga Interpoli pranohet, më bën të mendoj si i shërben inkriminimit, kërkesës kriminale të Serbisë për arrestimin e mijëra shqiptarëve, ose izolimin e tyre në 11,000 km. Është më shumë se poshtërsi; është krim që kërkohet të zbatohet nga Interpol!

Kush dëshiron t’i mbajë në geto mijëra ish-luftëtarë? Kush e bën këtë dhe kush duhet ta ndalë?

Kush janë aktorët: Qeveria, Serbia, Maqedonia apo Europa dhe pse?! Kur them Qeveria, çfarë masa ka marrë për mbrojtjen e privatësisë? Pse shkelen ligjet universale, qoftë nga një prokuror i vetëm i dezertuar apo nga dikush i shitur për shërbimet e Serbisë?

Kush duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal të pa parë në praktikat e deritanishme? Sa e garanton shteti ynë individin dhe popullin, dhe të drejtat themelore të njeriut?! A duhet Qeveria të reagojë kundër Serbisë në Bruksel dhe në instancat ndërkombëtare për rrezikimin e mijëra njerëzve nga veprimet Serbo-sllave? A e kupton Qeveria arsyen pse po vepron kështu Serbia?

Çfarë duhet të bëjnë ish-luftëtarët? T’i pastrojnë ato armë të ndryshkura dhe të presin vjeshtën e nxehtë, sepse nëse nuk e ndalim në kufi armikun, ai do të na vijë në shtëpi!

04 gusht 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …