leoni

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë së Himarës me mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij, Petro Gjikuria

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë së Himarës me mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij, Petro Gjikuria

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë së Himarës me mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria. Deri në momentet e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste rreth orës 4 të mëngjesit u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialist. Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.  Sipas rezultateve të KQZ Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% ndërsa Petro Gjikura ka marrë 3545 vota ose 41.38%. Ai  ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie me një rezultat diference prej 1468 votash. Pas fitores ai është pritur nga simpatizantë të tij, vëzhgues ka qenë edhe Petro Beleri, djali i Blerit i cili e ka ndjekur procesin deri në fund. Ndërsa Tavo ka bërë një falënderim ndaj të gjithëve, ai ka ftuar Petro Gjikurinë të bashkëpunojnë të bëhet nënkryetar bashkie.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …