leoni

Veriu

Tatimi në Pronë dhe Tarifat e Ndërtimit, nuk po paguhen nga banorët e katër komunave veriore të Kosovës

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Audimit,  qytetarët në katër komunat veriore të Kosovës—Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq—nuk po paguajnë tatimin në pronë, tarifat për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike. Kjo ka krijuar vështirësi për kryetarët e komunave në administrimin e këtyre çështjeve dhe në sigurimin e stafit të nevojshëm për mbledhjen e këtyre tatimeve. Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka shprehur shqetësim për mungesën e stafit dhe vështirësitë në organizimin e zyrave për grumbullimin e tatimeve dhe identifikimin e pronave dhe bizneseve. Në Mitrovicën e Veriut, asamblisti Betim Osmani ka theksuar se pagesa e tatimit është diskutuar në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe është inkurajuar fillimi i implementimit të këtyre pagesave për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …