Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Gjeneral Sadik Halitjaha, konsideron se Kosova po përballet me një rrezik pas publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së, nga institucionet e vendit, një veprim i shpërndarë në mënyrë të papërgjegjshme, që përbën një shkelje të rëndë të privatësisë dhe të drejtave të njeriut. Kërkesa e Serbisë për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, përmes Interpolit është një veprim i paligjshëm dhe i rrezikshëm, duke pasur parasysh historikun e Serbisë në krime dhe genocid. Ky zhvillim rrezikon të izolojë dhe të dëmtojë mijëra luftëtarë të lirisë dhe ngre pyetje të rëndësishme mbi përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës dhe reagimin ndërkombëtar. A është Qeveria e Kosovës e përgatitur të mbrojë të drejtat e ish-luftëtarëve dhe të reagojë në mënyrë të duhur ndaj kërcënimeve që vijnë nga Serbia, ka pyetur mes tjerash gjeneral Sadik Halitjaha, në një opinion të tij autorial. (Më gjerësisht në opinione)
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …