Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen Kurti për mungesë në zhvillimin e vendit. Ai shtoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale. Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, ka shkruar deputeti Avdullah Hoti. Sipas tij një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …