Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Albin Kurti: Institucionet në Kosovë nuk kanë deklaruar se kryetarja, Vjosa Osmani ishte provokuar në Aeroportin e Shkupit

Përkundër faktit se Presidenca e Kosovës, incidentin e kryetares, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit më 2 gusht e kishte konsideruar si  “provokim”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti nuk ishte provokim. Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se rasti duhet të zbardhet nga organet përkatëse. Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës kësi qëndrime, mund ta ketë thënë ndokush tjetër por jo institucionet e Kosovës. Ministria e Jashtme  ka dhënë qëndrimin e saj besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin e situatës, le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë. Kryeministri i Maqedonisë dhe unë nuk jemi zyrtarë doganorë, as policë hetues ka thënë Kurti,  duke shpërfillur deklaratën e Presidencës, si institucion të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …