Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickovski, gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti foli kryesisht për incidentin që pati kryetarja, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit. Ai tha se veç kësaj u hapën të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për marrëdhëniet e dy shteteve, dy qeverive dhe dy popujve të dy shteteve. Mickoski folën për bashkëpunimin ekonomik por edhe për “autostradën që do ta lidhë kalimin kufitar me kryeqytetin” dhe “aksin rrugor potencial që do ta lidhë Tetovën dhe Prizrenin”. Albin Kurti, në fjalën e tij foli më shumë për bashkëpunimin ndërshtetëror. Kosova ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë e Veriut edhe në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes. Delegacioni nga Kosova në vizitë Maqedonisë është i përbërë nga Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Shvarc, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Maqedo0ninë e Veriut. Më herët zëvendësi i kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …