KKSB në komunën e Deçanit ka  mbajtur takim III-të të rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Deçanit ka mbajt takimin e III-të të  rregullt më këtë rend punë

– Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit (përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve)

– Të ndryshme

Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli  lokal , OSBE, UNMIK, KFOR,  FSK-së, klerik fetarë  dhe  përfaqësues te të gjitha komuniteteve.

Takimin e hapi kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i cili tha se marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit është relativisht e qetë dhe kërkoi që për hire të ardhjes së bashkatdhetarëve nga bota e jashtme çështja e sigurisë të jetë në nivelin e duhur, sidomos në pjesën e trafikut ku është më tepër i ngarkuar në qarkullimin e automjeteve si ato vendore dhe të botës së jashtme.

Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i  policorë në Deçan Tog.Sejdi Dobraj.

Dobraj  vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë më përjashtim të disa incidenteve të vogla të cilat janë të  mbikëqyrura dhe të izoluara. Nga disa përfaqësues të këshillit të KKSB-së u potencua se ka mungesë të shenjave të komunikacionit po ashtu në afërsi të qendrave tregtare  në hyrje dalje të qytetit të Deçanit  krijohen ngarkesa në komunikacion për çka kërkojmë edhe  vëmendjen e policisë në këto pika që të mos vijën deri të ndonjë aksident, dhe pos kësaj si çështje tjetër u potencua edhe një përkujdesje më e madhe nga policia për mos parkimin e automjeteve ne trotuare si vend i ndalur ku e pengon qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.

Për të gjitha këto Tog.Sejdi Dobraj, u zotua se do të menaxhohen këto situata sepse tashëm kanë hartuar edhe planin operativ për sezonin veror për komunën e Deçanit.

Një çështje tjetër që i shqetëson anëtarët e KKSB-së, është edhe numri i qytetareve që frekuentojë vendin tek uji i thartë apo ,,Gushavci’’ në Deçan dhe kushtet të cilat janë aty po ashtu edhe rruga e cila të shpije deri tek ky vend dhe mungesa e një parkingu për automjete.

Më këtë rast kryetari Selmanaj, tha se jemi në bisedime me KFOR-in i cili edhe ka investuar në rregullim e infrastrukturës rrugore në bashkëpunim më komunën e Deçanit. Jemi duke e shikuar   mundësin që të zgjerojmë rrugën dhe të krijomë kushte më të mira për qarkullim brenda pak ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …