Ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi, ka ndarë detaje të rënda mbi bastisjen e shtëpisë së saj dhe kushtet e paraburgimit që ka përjetuar. Ajo ka raportuar se nga ora 13:00, tetë punëtorë të sigurimit, përfshirë Xhavit Kuçi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha dhe Fadil Hoti, kanë bastisur shtëpinë e saj, ku në ato momente vetëm nëna e saj ishte e pranishme, ndërsa babai nuk ishte aty. Maçastena ka përshkruar kushtet e paraburgimit si të mjerueshme dhe ka theksuar se ka përjetuar tortura fizike dhe psikologjike, përfshirë rrahjet nga Zymer Zymeri, Lutfi Ajazi, Blerim Olloni, dhe Bajram Munishi. Ajo gjithashtu ka theksuar se ligjet e kohës, që parashikonin praninë e prindit ose kujdestarit gjatë marrjes në pyetje të fëmijëve, nuk janë respektuar. Maçastena ka identifikuar nëntë individë të përfshirë në këto veprime: Xhavit Kuqi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti, Zymer Zymeri, Bajram Munishi, Faik Nura, dhe Ibush Kllokoqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …