Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, gjatë prezantimit të masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ka theksuar se ky hap është shumë i pritur për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të kullave. Jashari e ka cilësuar ndërtimin e kompleksit si një obligim ndaj vizitorëve dhe si dëshmi e krimeve të regjimit serb dhe heroizmit të popullatës civile të Kosovës. Ai ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe konservimit të këtij kompleksi si një muze funksional dhe modern, që do të shërbejë si simbol i historisë dhe sakrificës kombëtare. Jashari ka bërë thirrje për bashkim në ruajtjen e amanetit të dëshmorëve dhe ndërtimin e një Kosove të sigurt dhe të lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …