Policia e Kosovës mbylli nëntë objekte të Postës së Serbisë në veriun e vendit

Policia e Kosovës mbylli nëntë objekte të Postës së Serbisë në veriun e vendit

Policia ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës gjatë një aksioni  në vazhdim. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka njoftuar se ky aksion u krye pas një informacioni nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për operimin ilegal të këtyre postave. Pas verifikimit të lokacioneve dhe informimit të prokurorit, këto objekte u mbyllën, ndërsa një rast, në Leshak u arrestuan dy veta për prishje rendi. Në aksion kanë qenë të pranishëm edhe monitorues të EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …