Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant. Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve Bashkuara të Amerikës, qëndroi për vizitë zyrtare, në Uashington. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të Amerikës. Bashkim Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy Xhorxh, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhënë FSK-së dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen. Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të Amerikës. Kjo ceremoni u udhëhoq nga Kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Amerikës, Gjenerali Çarles.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …