Në Ferizaj po mbahen  aktivitete të shumta në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”

Klubi i notit “Kastrioti” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe pishinën “Matoshi” kanë organizuar një aktivitet sportiv emocionues me titullin “Lojërat Elementare në Ujë” për nder të “Ditëve të Mërgatës”. Në këtë aktivitet janë përfshirë disa lojëra argëtuese dhe sfiduese, përfshirë: Lojën me topa, lojën me numrat e humbur, lojën për mbushjen e kovës me ujë. Ky aktivitete ishte një mundësi e shkëlqyer ku pjesëmarrësit kanë kaluar kohë të këndshme dhe të përfitojnë nga aktivitete sportive përmes lojës. Në fund të aktivitetit, u shpallën fituesit e ekipeve pjesëmarrëse: “Balenat”, “Delfini”, “Shigjeta”, “Xixëllonjat”,”Luanat” dhe “Shqiponjat”. Të gjithë pjesëmarrësit u stolisën me medalje dhe u nderuan me pjesëmarrjen në ngjare nga drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati Shabani.

May be an image of 6 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt konsultimi publik për Ri-Kategorizimin e monumentit të natyrës “Kanioni i Drinit të bardhë te Ura e Fshejtë”

Në sallën e kuvendit komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik i propozimit për ri-kategorizimin …