Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka reaguar kundër mbylljes së nëntë objekteve ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës. Ai tha se hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në “inbox”. BE-ja lulëzon duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe ne kemi nevojë për të njëjtën qasje në nivel kombëtar”, ka shkruar ambasadori Jorn Rohde. Edhe qeveria amerikane ka shprehur zhgënjimin nga veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postës serbe në veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …