leoni

U mbajt Tryezë Shkencore për jetën dhe veprën e Fetnete Ramosaj

Në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut, të Heroinës së Kombit Fetnete Ramosaj, u mbajt sot tryezë shkencore, ku u paraqitën gjashtë kumtesa nga studiues të letërsisë dhe historisë së shkrimeve.

Arbana Qeriqi me temën: Roli i Fetnetes në Kosovën e Lirë;

Faton Mehmetaj me temën: Kontributi i Fetnetes në Organizatat Ilegale;

Dr. Bekim Vishaj me temën: Roli i Fetnetes në shtypin e kohës;

  1. Fatmir Arifi me temën: Krijimtaria e Fetnete Ramosaj;

  2. Dren Brahimaj me temën: Kontributi i Fetnetes në Kosovën e Lirë;

Dr. Ramize Arifi me temën: Përkthimet e librave të Fetnetes.

Fetnetja u njoft si zëri çlirimtar, ishte luftëtare në radhët e UÇK-së, intelektuale, një grua që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit shqiptar. Me fjalët e saj të mençura dhe veprat e mëdha që dëshmojnë të vërtetën e luftës së UÇK-së, ajo përjetësoj luftën çlirimtare dhe mbajti gjallë idealin e lirisë ndër breza. Falënderoj studiuesit dhe njohësit e letërsisë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të dhënë mendimin e tyre në këtë tryezë shkencore. Lavdi e përjetshme, Fetnete Ramosaj!

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …