Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u shpreh kundër mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano u shpreh kundër mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri. Ai thotë se e  konsiderojmë si një hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i renditëm në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Serbia dhe Kosova, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikacionin, ku kanë thënë se shërbimet postare do të diskutohen në fazën e mëvonshme, që nënkupton se ka pasur dialog për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet kosovare dje absolutisht, plotësisht ishin të pakoordinuar me ne… është shkelje e marrëveshjes së dialogut”, shtoi Stano.

Sipas zëdhënësit Peter Stano ky veprim në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi derisa shtoi se veprime të tilla mund të çojnë deri tek tensionet e reja mes dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …