Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ka njoftuar se po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Në përputhje me mandatin ka theksuar angazhimin e tij për të mbajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është angazhuar në kryerjen e patrullave të lëvizshme të zbulimit me fokus të veçantë në veriun e Kosovës. Në përgjigje të shqetësimeve mbi sigurinë, EULEX-i ka deklaruar se siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti i parë. Misioni është i gatshëm të mbështesë Policinë e Kosovës sipas nevojës, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile, duke ndjekur mekanizmin reagues të sigurisë me tre nivele të Kosovës.
