Kanë filluar protestat e serbëve në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit

Kanë filluar protestat e serbëve në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Pjesë e protestës janë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe, derisa edhe prezenca e policisë është madhe, krahas asaj të EULEX-it. Protestuesit shihen me disa pankarta në duar ku shkruan: “Në urë mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap Urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për gjithçka”, “Derisa BE dhe SHBA po shkruajnë deklarata, po na dëbojnë”, “Po kërkojmë nga KFOR të na mbrojë”. Aty janë edhe drejtuesit e Listës Serbe: Zlatan Elek, Dragisa Miloviq, Slavko Simiç, Igor Simiç, Ivan Todosijeviq.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …