Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, profesori Dejvid Kanin ka theksuar se Kosova po udhëhiqet nga një kryeministër, me të cilin askush nuk dëshiron të bashkëpunojë. Kanin vlerëson se përplasja e Albin Kurtit me perëndimin po e favorizon Serbinë, e cila ka përfituar në diplomaci dhe është shndërruar në një aktor kyç në rajon. Kanin gjithashtu ka komentuar aksionin e fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e objekteve të pa licencuara, i cili është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar. Ambasada amerikane në Prishtinë e cilëson këtë aksion si rrezik për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …