Nderohen dëshmorët nga Malisheva, të rënë në betejën e Rahovecit

Sot, me nderime pranë varrezave të dëshmorëve dhe në vendin e rënies, janë nderuar dëshmorët e kombit, nga Komuna e Malishevës të rënë në korrik të vitit 1998, në betejën e Rahovecit. Homazhe dhe nderime kanë bërë, familjarë të dëshmorëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtor, bashkëluftëtarë dhe qytetar të tjerë.

“Të jeni të fortë dhe krenarë për bijtë, baballarët dhe familjarët e juaj, që i dhatë tokës së Kosovës, për lirinë e vendit. Gjaku dhe sakrifica e tyre, na sollën neve lirinë, që ne sot të jetojmë të lirë”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë homazheve.

Komuna e Malishevës, ka dhënë tetë dëshmorë gjatë atyre ditëve të korrikut të vitit 1998, në Betejën e Rahovecit. Në këtë betejë, kanë rënë: Gani Paçarizi, prof.Hamdi Berisha, Sadik Shala, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi, Habib Berisha, Ramadan Morina dhe Ruzhdi Gjyliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …