Për të garantuar që Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbulueshmërinë e duhur territoriale strategjike të kryej misionin e saj të parë kushtetues për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës gjatë këtij katërvjeçari për nevojat e FSK-së janë shpronësuar 4730 hektarë, destinimi i të cilave pronave do t’i shërbej funksionalitetit operacional të ushtrisë sonë.
Shpronësuam 4530 hektarë në Babaj të Bokës, investimi në të cilat prona krijoi kushtet e nevojshme për zhvillimin e ushtrimit fushor më të madh ndërkombëtar Defender Europe ’23, me Kosovën për herë të parë si shtet mikpritës.
Shpronësuam 158 hektarë të ish-Aeroportit të Gjakovës dhe 31 hektarë të kampit Kasablanka në mënyrë që ushtarët tanë të kenë të gjitha hapësirat e nevojshme logjistike për zhvillimin e trajnimeve përderisa po përgatiten në vazhdimësi për të filluar e përmbushur fazën e tretë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Ndërsa po ashtu me vendim të Qeverisë morëm në shfrytëzim dhe 48 hektarë të ish-Aeroportit të Dumoshit dhe 30 hektarë të kazermës ushtarake në Llukar.
Përgatitja fizike, mbështetja logjistike me sistemet më moderne të armatimit bëjnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë e ndërveprushme me ushtritë e shteteve aleate të NATO-s, pjesë e së cilës aleance synojmë të bëhemi.