Qeveria e Albin Kurtit po kritikohet ashpër për mbylljen e nëntë degëve të postave serbe në veri të Kosovës. Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar këtë vendim, tha se Albin Kurti po përpiqet që ta mbulojë keqqeverisjen, pasi veprime të tilla kanë “frymëzim të qartë elektoral”. Veprime e tilla që kanë karakter tendosjeje dhe po ndodhin pikërisht kur Perëndimi kërkon shtendosje. Kurti është një “kafshë elektorale’ eficente dhe e di që këta janë veprime që me atë ndjeshmëri publike në Kosovë, janë veprime që e rrisin elektorain. Sipas Nazarkos, kur Perëndimi në mënyrë të sinkronizuar, i thonë se veprime të tilla ndikojnë, përkeqësojnë cilësinë e jetës së serbëve atje dhe rrezikojnë jetën e ushtarëve të KFOR-it, janë duke i thënë se po rrit tensionet që mund të na çosh në një konflikt të tillë të armatosur me përmasa të vogla. Në një farë kuptimi, është duke i thënë se po krijon një vatër konflikti që është diçka që do saktësisht Serbia apo Rusia. Konfliktin në Kosovë nuk e kërkon Perëndimi”, u shpreh, Mentor Nazarko.(abcnews)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …