Dëgjimet buxhetore janë mbajtur edhe me komunitete e Komunës së Ferizajt

Sot pasdite dëgjimet buxhetore janë mbajtur edhe me komunitetin pakicë në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ku të pranishmit në sallë i ka njoftuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025. Ndërsa qytetarët e pranishëm në këtë takim kanë paraqitur kërkesa nga më të ndryshmet. Ata kërkuan ndërtim shtëpish, trotuare, rregullim rrugësh, por edhe ndriçim publik e kamera të sigurisë. Të gjitha këto kërkesa janë evidentuar nga zyrtarët përgjegjës, ku pritet të inkorporohen edhe në projektbuxhetin e vitit 2025.

May be an image of 11 people and dais

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …