Kryetari Latifi ka pritur në takim sportistin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim sportistin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël, të cilit i dha mirënjohje për arritje kulmore në sportin “Taekwondo”, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në Kampionatin Zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim. Kryetari Latifi tha se, të rinjtë si Ajani na bëjnë krenarë kudo nëpër botë, prandaj, mirënjohja për ne është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë të thellë për përpjekjet dhe për sukseset e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre!

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet ligjeratë mbi Fenomenin e bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij

Në vazhdën e ligjëratave të projektit “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër …