Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Metju Miller, ka shprehur shqetësim për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë mundësitë, që vendi ka krijuar me mbështetje të ShBA-së. Në një konferencë për media, Miller theksoi se Amerika ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në 2008, dhe ka inkurajuar qeverinë të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë, Amerikën, BE-në dhe NATO-n. Miller nuk ka spekuluar për veprime të mundshme ndaj kryeministrit Albin Kurti, por ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të avancuar Kosovën në rrugën euro-atlantike dhe për të forcuar paqen dhe prosperitetin brenda vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …