Serbët në veri kanë protestuar kundër punimeve në murin afër urës kryesore mbi Lumin Ibër, ku u fshi një flamur serb

Serbët në veri kanë protestuar kundër punimeve në murin afër urës kryesore mbi Lumin Ibër, ku u fshi një flamur serb

Dje një numër i qytetarëve serbë janë shpërndarë pas përfundimit të protestës në Mitrovicën e Veriut. Ata kanë përshëndetur lirimin e liderit të Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, pasi ai bashk me Stefan Velkoviqin u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër. Pas lirimit të tij, qytetarët kanë duartrokitur dhe Arsenijeviq ka shpalosur flamurin para qytetarëve serbë. Arsenijeviq u arrestua tek ura kryesore mbi Ibër, pasi ka penguar punëtorët, duke iu thënë se nuk duhet të fshihet flamuri serb në urë. Arrestimi i Arsenijeviq dhe Velkoviqit  u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Vendet e  QUINT-i  aktualisht nuk e mbështesin hapjen e urës, ndërsa KFOR tha se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut. Ura është e hapur vetëm për këmbësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …