Bedri Hamza: E kemi gati pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, presim mbështetjen e partive

Bedri Hamza: Veprimet e Qeverisë në veri janë një farsë propagandistike, për qëllim të spektaklit elektoral

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë për gazetën Express ka thënë se Ura kryesore e Ibrit është tashmë e hapur për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por duhet të hapët edhe për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, mbeten vetëm edhe dy detaje që duhet adresuar: kur dhe si të hapet? Janë po këto ‘detaje’ që e mbajtën të mbyllur atë kaq gjatë. Dhe, po, janë po këto detaje të cilat i pranoi edhe Kryeministri e edhe ministri i tij i brendshëm, që të dy e pranuan se nuk dinë se si ta bëjnë një gjë të tillë dhe nuk e kanë as përkrahjen ndërkombëtare. Këtë e kanë ditur edhe përpara, e dinë edhe tash”, ka thënë ai. Sipas Hamzës sikurse edhe dhjetëra herë më herët edhe këto ditë po dëshmojmë një ortek të manipulimeve të opinionit publik nga kjo qeveri në shkuarje. Ai ka shtuar se veprimet e tyre në veri s’janë tjetër veçse një farsë e paramenduar propagandistike. “Për qëllime të spektaklit elektoral, Albin Kurti sot po përpiqet që së pari t’i mbyllë disa filiale të shërbimeve publike të Serbisë, që mos të diskutojmë dështimet në ekonomi, dështimet në arsim, dështimet në investime kapitale, shkeljet e hatashme të ligjit në prokurime dhe tenderë njëburimorë. Lista e dështimeve dhe e dëshpërimeve me këtë qeverisje është tepër e gjatë, ka deklaruar Kandidati i PDK-së për kryeministër,  Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …