Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Ferizajt paraqitën kërkesat e tyre

Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt, në dëgjimin buxhetor kanë paraqitur kërkesat e tyre. Hapjen e këtij takimi e ka bërë  drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit në sallë i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me buxhetin e  planifikuar për vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave, kanë kërkuar që në lokalitete ku jetojnë të kenë një infrastrukturë moderne, përfshirë këtu, rrugë të asfaltuara, ujësjellës, kanalizim, më shumë parqe për fëmijë, ndriçim publik, por edhe rregullim të rrugëve të arave. Takimet buxhetore do të mbahen edhe ditëve në vijim  me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

May be an image of 4 people, people studying and newsroom

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skënderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina …