Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bisedoi përmes lidhjeve telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë bisedës, ata diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. Erdogan theksoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe shprehu angazhimin për forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të intensifikohet përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake. Presidenti turk gjithashtu shprehu shqetësim për përpjekjet e Organizatës Terroriste të Fetullah Gylenit për të fituar terren në Shqipëri. Erdogan beson se Shqipëria do të vazhdojë të ndërmarrë masa për të eliminuar strukturat e FETO-s, në sektorët e sarsimor, shëndetësor dhe fetar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …