leoni

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Emin Uka dhe Xhemail Shasivari ishin UDB-ashët më brutalë në torturimin e të burgosurve politikë

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka rrëfyer për torturat e UDB-ashëve gjatë kohës sa ka qëndruar  në burg. Hasani ka zbuluar përdorimin e metodave brutale të torturës, përfshirë stupcat, shkopat hekuri, dhe dënime ekstreme si vendosja e vezëve të nxehta nën sqetull. Hasani ka përshkruar se gjatë torturave nuk janë përdorur vetëm mjetet fizike, por gjithashtu është ushtruar dhunë psikologjike, duke e trajtuar si kafshë dhe duke e lënë të lidhur në kushte mizore.  UDB-ashët, Emin Uka dhe Xhemail Shasivari, Vesel Krasniqi, Daut Morina, këta të fundit ishin “bisha” për tortura. Hasani ka treguar për përjetimet e tij të tmerrshme, duke përshkruar se Uka dhe Shasivari përdornin metoda të dhunshme, përfshirë fyerje dhe tortura ekstreme. Ai ka theksuar se këta individë ishin të pamëshirshëm dhe sadistë, duke e trajtuar si kafshë dhe duke i ushtruar dhunë të pakontrolluar. Ndër metodat tjerë të dhunës ai ka thënë se janë përdorur vezët e ziera të nxehta të cilat janë vendosur nën sqetull, ka treguar ndër të tjera, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …