Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thërret qytetarët të mos bien pre e propagandës paraelektorale për Urën e Ibrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj propagandës paraelektorale të pushtetit në lidhje me Urën e Ibrit. Ai  ka sqaruar se LDK-ja mbështet hapjen e urës, por kjo duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n dhe Amerikën Ai ka akuzuar pushtetin për trajtimin e çështjes si një mundësi për propagandë dhe përballje politike, duke injoruar rekomandimet e aleatëve për sigurinë. Hapja e urës pa miratimin e këtyre aleatëve do të nënkuptonte konfrontim me ta dhe do të krijonte një imazh të dëmshëm për Kosovën. Abdixhiku ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e këtyre manovrave paraelektorale dhe të mbështesin një qasje të bazuar në konsensus dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Vonesa në formimin e Bordit të Ankesave dëmton bizneset në Kosovë

Bordi i ankesave, i cili shqyrton ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës …