Është rritur në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Ushtria terroriste izraelite gjatë një sulmi mizor, vrau 100 palestinezë dhe plagosi qindra të tjerë

Ushtria terroriste izraelite gjatë një sulmi mizor, vrau 100 palestinezë dhe plagosi qindra të tjerë. Zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazas, Mahmud Bassal tha se janë 90 – 100 vetë të vrarë dhe shumë të plagosur në një masakër mizore të Izraelit duke shpjeguar  se mes viktimave ka dhe trupa të djegur. Sipas këtij burimi, shkolla ishte shënjestruar 3 herë dhe ishte shtëpia e palestinezëve të zhvendosur. Por një shënim të postuar në Telegram, ushtria izraelite shkruan se forcat ajrore “goditën me saktësi terroristët e Hamasit që po vepronin brenda një qendre kontrolli që ndodhej pranë xhamisë në Daraj Tuffah, e cila përdoret si strehë nga banorët e qytetit të Gazës. Sulmi vjen në kulmin e negociatave indirekte për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza. Izraeli iu përgjigj ofertës së Shteteve të Bashkuara dhe njoftoi se në datën 15 gusht do të dërgojë ndërmjetës në Kajro për të rënë dakord mbi detajet e kornizës së armëpushimit në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …