Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për veprim urgjent nga ana e Qeverisë lidhur me Urrën e Ibrit. Në një deklaratë, Haxhiu theksoi se testimi dhe ngjyrosja e urës kanë përfunduar dhe tani është koha që Qeveria të veprojë për hapjen e saj për kalimin e automjeteve. Ai ka nënvizuar se, pavarësisht rihapjes së temës nga Qeveria Kurti, situata mbetet e pandryshuar. Haxhiu ka shprehur shqetësim se mos hapja e urës për automjete do të përkthehet në një regres të situatës, duke e krahasuar atë me vitet 1999/2000. Ai ka theksuar se pas gjithë zhurmës për këtë çështje, është e domosdoshme që Ura e Ibrit të hapet për të siguruar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe për të avancuar procesin e normalizimit të qarkullimit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …