leoni

Veton Elshani: Tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se vrasja në Deçan, është akt terrorist

Policia e Kosovës ka ndaluar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjen e quajtur “Lugina e Diellit” në Zveçan

Policia e Kosovës ka ndaluar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjen e quajtur “Lugina  e Diellit” në Zveçan, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Kossev ka raportuar se ndërprerja e punimeve është bërë për shkak që kompania s’kishte leje pune. Duke mos dhënë më shumë detaje Elshani konfrimoi ndërprerjen e punimeve. Në këtë vendbanim, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe,  kanë nisur ne 2016  ndërtimin e 300 njësive banesore në vendbanimin “Luginën e Diellit” në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh,  të destinuara për personat e zhvendosur nga komuniteti serb nga Kosova. Ky investim është raportuar se kapë vlerën prej 14 milionë euro. Marrëveshja për ndërtimin e vendbanimit të të kthyerve është nënshkruar në vitin 2015 nga “Zyra për Kosovën” e Qeverisë së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe e Rashkës nga Prizrenit dhe organi i përkohshëm komunal Zveçan në kuadër të sistemit serb. Lokacioni më i gjerë mbulon një sipërfaqe prej 24 hektarësh tokë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …