leoni

Pritet zgjerimi i Listës së Zezë me emra politikanësh të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë e Kosovës

Në vazhdën e emergjencës kombëtare, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001 lidhur me Ballkanin Perëndimor, pas kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, paqes, por edhe korrupsionit alarmant, e cila është zgjatur, pritet zgjerimi i Listës së Zezë me emra të tjerë politikanësh të rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, por edhe Shqipërinë. Njoftimin e përcjell agjencia e lajmeve INA, e cila citon dokumentin të theksojë se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”. Në nëtorin e vitit të kaluar, listës iu shtuan 10 individë, teksa shpallej një raund sanksionesh ekonomike në Ballkan, dhe individët e sanksionuar ishin nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …