Kuvendi i Kosovës

IKD ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovë nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues në sesionin pranveror. Ky Institut ka konstatuar më tutje se institucioni më i lartë ligjvënës ka pasur shkelje të mëdha në raport me Kushtetutën, transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë përballë Kuvendit. Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka thënë se sasia e projektligjeve për të cilat pushteti po krenohet se i ka bërë – pjesa dërrmuese e tyre janë marrëveshje ndërkombëtare e një e treta, ligje të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë ligje aktuale. Ai ka theksuar më tutje se “premtimet elektorale, aktivitet të cilat janë të parapara në planin kombëtar për zhvillim në programin qeverisës në 2021-2025 nuk janë miratuar, Ligji për Banimin Social të Përballueshëm, Ligji për Punë, ligjet në reformën e drejtësisë – tashmë asnjëri nuk është në fuqi për shkak se u rrëzuan në Gjykatën Kushtetuese”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …