Sami Selman Shatri

Sami Shatri: Në nderim të Pleqnarit të Dukagjinit, Brahim Sali SHATRI

Në nderim të Pleqnarit të Dukagjinit, Brahim Sali SHATRI, i cili ishte edhe deputet i Kuvendit Kombëtar Shqiptar, në Tiranë, 1943-44

PLEQNARIT T’DUKAGJINIT

 

Në odën e moçme të Dukagjinit

fjalë e burrit, atëher kish kuptimin

njerëz të rrallë, me mendje të ndritur

pleqnonin mençur, me peshën e ligjit!

Ballë i oxhakut, ishte vend i burrit

ku virej pushka, aty pran flamurit

nisej kuvendi, pleqnohej çështja

me besën shqiptare, vulosej marrëveshja!

Në anën e Drinit, kishte shumë pleqnarë

Brahim Sali Shatri, plaku mendjehollë

sa namë kishte për pleqni e burrëri

si amanet përcillej, e urtë fjalë e tij!

Ishin kohë e mote, ah sa të vështira

kur Kosovën e mbuloi, morti e stuhia

plakun mjekërbardhë e fton pushteti

të shkoi vetë i tretë, n’zyre t’Komitetit!

Flitet në k’to anë, thonë je plak i mençur

a po shkojn mirë “narodi” e “hyqymeti”

ah bre gospodar, unë jam i vjetër

mos më zini t’madhe, u jap këtë përgjegje!

Një fëmijë i vogël, që e ndajn nga Nëna

nuk e kënaq dot, përkëdhelja e sefaja

ai k’jan për Lokën, që e ka të gjallë

ndoshta pak e mekur, atë e ka NËNË!

Kurrë mos harroni, diçka po ju them

unë jam një plak, nesër mund të vdes

fëmija në vajë, dikur do të rritet

do e takoi nënën, ajo e ka lindur!

Dil e theje qafën, o plak i marrë

fëmijën e vogël, s’do ta lëmë të gjallë

Nënën do ja vrasim, pak e nga pak

emri i saj do shuhet, nuk do jet në hartë!

T’thashë o gospodar, unë jam i moçëm

atë punë më mirë, e din vetëm Zoti

në k’to vite jete, provova shumëçka

Nënë e fëmijë, mjer ai që i ndanë

herët apo vonë, Zoti do’i bashkon!

Prishtinë, 07 gusht, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …